Fushata elektorale në Austri është në ditët e fundit, e si rrallëherë po përqëndrohet fort në temat e emigracionit, islamizimit dhe refugjatëve, që nuk kanë qenë më parë kaq të rëndësishme për austriakët.
Ato janë edhe subjekti i garës që paraprin zgjedhjet parlamentare të së dielës, të cilat do t’i lejojnë gjerësisht Partisë së Lirisë, nga ekstremi i djathtë, të gjejë rrugën drejt koalicionit qeverisës, gjë që shënon vazhdimin e një trendi në rritje nëpër Europë.
Sebastian Kurz, i Partisë Popullore austriake, kërkon mbrojtje më të mirë të kufijve, luftën ndaj islamizmit politik dhe kufizimin e emigracionit.
“Na nevojitet një marrëveshje bazike unanime mbi emigracionin. Nuk duhet të pranojmë në Austri më shumë njerëz nga sa mund të integrojmë. Duhet t’i ndihmojmë njerëzit në shtetet e tyre të origjinës, në vend që t’i lemë të vijnë në Europë pa asnjë kufi”, tha Sebastian Kurz, Partia Popullore austriake.
Partia e Lirisë propagandon në thelb të njëjtën gjë, por mendon se temat e saj ia kanë vjedhur të tjerët. Kështu që fushata elektorale e kandidatit kryesor të “FPÖ”-së, Heinz-Christian Strache, në pjesën më të madhe përbëhet nga kritika ndaj ministrit të Jashtëm Kurz, të cilit – siç thotë Strache, i mbërrijnë valët me vonesë.
Udhëheqësi socialdemokrat, njëkohësisht kancelar në largim, Christian Kern ka të tjera prioritete. Ai është më i fokusuar te problematikat sociale që shqetësojnë austriakët sot.
“Ju kujtohet sesi industria nuk ia lejonte dot vetes ngritjen e pagës bazë, sepse mund të humbiste konkurrueshmërinë? E dini çfarë nuk i lejojmë dot realisht ne vetes? Nuk i lejojmë dot që të kemi njerëz, të cilët punojnë 40 orë në javë dhe luftojnë për mbijetesë. Ky është skandali i vërtetë”, tha Christian Kern, kreu i Partisë Social-Demokrate.
Sebastian Kurz kryeson për momentin në sondazhe, e besohet se mund të arrijë të tërheqë edhe zgjedhës, që më parë ia kanë dhënë votën e tyre Partisë së Lirisë.
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...