Google ADS

Hillary Clinton ‘në bisedime’ për t’u bërë profesoreshë në Universitetin e Kolumbias

22:29 | 13 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Hillary Clinton është në bisedime për t’u bërë profesoreshë në Universitetin e Kolumbias në New York City.

Sipas New York Daily News është thënë se universiteti është duke shqyrtuar disa mundësi në raport me të, transmeton portali arbresh.info

Ish sekretarja e Shtetit pritet të ligjerojë në degën e juridikës dhe atë të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Megjithatë, gazeta amerikane thekson se ende nuk është marrë asnjë vendim për këtë çështje.

Universiteti i Kolumbias nuk ka pranuar të komentojë mbi raportin e gazetës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme