Google ADS

Pse Amerika duhet të mendohet dy herë para se të tentojë të vrasë Kim Jong-un?

21:27 | 13 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Opinionistët në Uashington dhe zyrtarët e Pentagonit ndonjëherë sugjerojnë se mes opsioneve ushtarake që SHBA ka në dispozicion në çështjen e Koresë së Veriut është vrasja e liderit të saj.

Megjithatë “kjo është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet, përveç faktit që është pothuajse e sigurt se do të provokonte një luftë në gadishullin Korean”, paralajmëron analisti për çështjet e mbrojtjes Dave Majumdar në një artikull për “The National Interest”

Problemi i parë: Lokalizimi i Kim

Sfida e parë, sipas Majumdar, do të ishte “lokalizmi i liderit të pakapshëm Kim Jong Un brenda shtetit sekret koreano-verior, ku shtresa të tëra mbrojtje mbrojnë diktatorin e ri, i cili për më tepër, besohet se përdor dublant, shkruan Dita. Analisti shpjegon se mjetet teknike të inteligjencës mund të mbledhin informacion mbi Korenë e Veriut, por lokalizmi dhe identifikimi i një individi kërkon një nivel të lartë precizoni që këto burime nuk mund t’a kenë. Për më tepër, dronët amerikanë si RW- 4 Global Hawk apo MQ-9 Reaper nuk mbijetojnë gjatë brenda hapësirës ajrore koreano-veriore, ku dhe droni i fshehtë Sentinel RQ-170 do të kishte pak mundësi mbijetese.

Zgjidhja do të ishte gjetja e burimeve të inteligjencës njerëzore në terren, por aty janë pothuajse inekzistente, për shkak të sigurisë ekstreme në Korenë e Veriut. Nga ana tjetër, thekson Majumdar infiltrimi në vendin aziatik do të ishte i vështirë, sepse regjimi i Kim përdor një sistem mbikëqyrjeje “fqinjësor” që do të dallonte menjëherë çdo person që nuk i përket një lagjeje.

Problemi i dytë: Eliminimi i Kim

Edhe nëse rastësisht lideri koreano-verior gjendet, sfida e dytë do të ishte eliminimi i tij. Në këtë kuptim, analisti thekson se shënjestrat si Kim janë “fleksible” dhe SHBA do të duhet të bëhet gati për të vepruar menjëherë. Për shembull, nëse Kim gjendet duke vëzhguar testin e një rakete balistike ndërkontinentale, një avion luftarak do të duhej të ishte brenda hapësirës ajrore koreanoveriore duke pritur urdhrin për të sulmuar.

Ky avion ndoshta do të duhej të ishte i fshehtë për të ruajtur elementin “befasi” dhe do të duhej të ishte i shpejtë për të përfituar nga një mundësi shumë e shkurtër, thotë eksperti, i cili vlerëson se një avioni i gjeneratës së pestë F-22 Raptor do të kishte mundësinë më të mirë për të realizuar me sukses këto lloj sulmesh.

Pasojat Sipas Majumdar nëse një sulm i tillë dështon, ka gjasa që të fillojë një luftë në shkallë të gjerë në gadishullin korean në të cilën Kim do të kishte të gjitha arsyet për të përdorur arsenalin e armëve bërthamore. Por edhe nëse rastësisht SHBA përfundon me sukses vrasjen pasojat do të ishin të paparashikueshme, paralajmëron autori i artikullit për të përfunduar se askush nuk e di si do të reagonte Koreja e Veriut dhe ka “shumë shanse” që të niste lufta në shkallë të gjerë e si pasojë bota do përfshihej në kaos.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme