Ministria e jashtme e Rusisë e ka paralajmëruar Presidentin amerikan, Donald Trump, se sanksionet e tij të imponuara ndaj Iranit janë të destinuara të dështojnë.
Përmes një deklaratë, është thënë se vendimi i Trump për të shfuqizuar marrëveshjen ndërkombëtare mbi programin bërthamor të Iranit nuk do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në zbatimin e marrëveshjes, por se ajo ishte në kundërshtim me frymën e saj, transmeton portali arbresh.info
Ministria ruse ka deklaruar se pavarësisht nga pozicioni i SHBA-ve, nuk mund të ketë kthim në imponimin e sanksioneve të OKB-së ndaj Iranit.
Trump ka njoftuar se nëse Kongresi nuk do të dalë me ndryshime të kënaqshme në marrëveshjen bërthamore të Iranit në një periudhë “shumë të shkurtër” atëherë ai është i përgatitur ta “përfundojë” atë, pasi ai ka shtuar se është i pakënaqur me “sjelljet” e Iranit./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...