Ministri i ri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj ka shprehur përkushtimin për të gjetur modalitete juridike në lidhje me lehtësimin e procedurave për dhënien e lejeve të përkohshme dhe të përhershme për qytetarët e Luginës së Preshevës, shkruan arbresh.info
“Sot në mbledhjen e Qeverisë shpreha përkushtimin tim, që shumë shpejt do të gjenden modalitete juridike për lehtësimin e procedurave për dhënien e lejeve të përkohshme dhe të përhershme për qytetarët e Luginës së Preshevës dhe viseve tjera. Prej emërimit tim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ky problem ka qenë një ndër prioritetet e mia, të cilën e kam cekur edhe në takimet me shoqatat e këtyre qytetarëve. Normalisht, deri te një zgjidhje permanente do të arrijmë vetëm me një koordinim të mirë me Qeverinë e Kosovës”, thuhet në shkrimin e ministrit Sefaj në Facebook./arbresh.info/
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...