Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se pengesa më e madhe në rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian është “gjetja e një zgjidhjeje për Kosovën”.
BE-ja është duke ndërmjetësuar bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve dhe shumë në Evropë besojnë se Serbia do të duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës përpara se t’i bashkohet bllokut.
“Kemi konflikt të ngrirë për shumë vite. A është mirë ta kemi këtë konflikt të ngrirë edhe për 50 apo 100 vjetët e ardhshëm? Nuk mendoj. Kjo është arsyeja përse kam nisur diskutimet e brendshme”, tha Vuçiq në një intervistë për agjencinë AP.
“Me shqiptarët, mendoj se na duhet marrëveshje afatgjate e paqes për 200 vjetët e ardhshëm”, tha ai, duke shtuar se të gjitha palët “do të duhet të bëjnë disa kompromise”.
Vuçiq po ashtu premtoi se do ta çojë Serbinë në BE dhe tha se fakti se Rusia e armatos ushtrinë serbe nuk e kërcënon këtë synim.
“Ne e dimë se ku po shkojmë, çfarë do të thotë se jemi në rrugë drejt BE-së; ky është qëllim strategjik i vendit tonë. Në të njëjtën kohë, duam të ruajmë marrëdhënie shumë të mira me Rusinë, Turqinë, Kinën, SHBA-në dhe të tjerë”, tha presidenti serb për AP-në.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...