Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka pritur në takim Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, me të cilin biseduan për sfidat e përbashkëta dhe për mundësitë e bashkëpunimin në implementimin e legjislacionit në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
Ministrja Reshitaj theksoi që prioritet i saj është zbatimi i ligjeve, udhëzimeve administrative e vendimeve që lidhen me ministrinë që ajo drejton, për të pasur kështu funksionim të legjislacionit, respektim nga ana e qytetareve në mënyrë që të krijojmë një mjedis të pastër dhe planifikim të duhur hapësinor.
Themelimi i Policisë së Gjelbër është projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm që do të mundësojë zbatimin e legjislacionit në fuqi, si dhe intervenim të shpejtë e efikas në rastet e katastrofave dhe dëmtimeve eventuale mjedisore. Ne duhet t’i mbrojmë bukuritë tona natyrore, t’i trajtojmë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe t’i promovojmë ato, deklaroj ministrja Reshitaj.
Nga ana tjetër Ministri Sefaj duke përgëzuar Ministren për punën që po bënë në fushën e mjedisit ofroi mbështetjen e tij në realizimin e ideve të tilla konformë legjislacionit dhe Kushtetutës së Kosovës.
Të dy Ministrat planifikuan takime të përbashkëta në nivele administrative dhe teknike të dy ministrive përkatëse për të shqyrtuar mundësitë reale për realizimin e këtij projekti si shumë të rëndësishëm për mjedisin dhe vendin në përgjithësi.
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...