Ministri Sefaj: Sulmi ndaj gazetarit Kajtazi është i patolerueshëm

18:24 | 13 Tetor 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj ka reaguar ndaj rrahjes së gazetarit Vehbi Kajtazi, shkruan arbresh.info

Ai ka thënë se një sulm i tillë është i patolerueshëm dhe i dënueshëm në shtetin e ndërtuar mbi vlerat e demokracisë.

“Sulmi ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi është i patolerueshëm, dhe si i tillë edhe i dënueshëm në shtetin të cilin e kemi ndërtuar mbi vlerat e demokracisë. Shprehja e lirë është vlerë themelore në shtetin e së drejtës dhe respektimi i saj është obligim i të gjithëve”, thuhet në reagimin e ministrit.

Ndaj rrahjes së gazetarit ka reaguar edhe Qeveria, Presidenca, AGK-ja e KMDLNJ./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme