Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka ka komentuar kërkesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit lidhur me pajisjen e qytetarëve të Kosovës me pasaportë shqiptare.
Lauka ka justifikuar kërkesën e presidentit Thaçi, duke thënë se pavarësisht viktimave dhe dhunës, Kosova mbetet vend i izoluar dhe lëvizja e lirë është e domosdoshme.
“E kam dëgjuar kërkesën para dy ditëve në takimin e tyre zyrtarë, përshtypja ime e parë është që kjo është një kërkesë pak populiste në kuptimin që për fat të keq për shkak të interesave të ngushta cinike të BE-së dhe politikës unë do të them hapur, diskriminuese ndaj të vegjëlve, në këtë rast ndaj Kosovës shqiptarët janë të vetmit që me gjithë viktimat e dhunës dhe terrorit serb që dihet nuk mund të lëvizin lirisht, kështu që kërkesa dhe nevoja e shqiptarëve të Kosovës për të lëvizë është shumë e justifikueshme, është shumë normale e natyrshme, dhe këtë Hashim Thaçi dhe të gjithë shtetasit e Kosovës e dinë, por pikërisht këtu qëndron edhe populizmi i kësaj kërkese që hiqen sikur duan të realizojnë kërkesat e popullit, por që në fakt në mënyrën si kërkohen janë të parealizueshme”, tha Lauka për “Blic”
Ai ka përmendur edhe kohën kur ka qenë ambasador i Shqipërisë në Kosovë dhe kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha që përkon me atë që ka kërkuar tash presidenti Thaçi, mirëpo duke i përmendur edhe problemet që rrjedhin së bashku me këtë kërkesë.
“Me gjithë dëshirën e Thaçit për fat të keq po edhe të Ilir Metës sepse ai tha se ne dëshirojmë por nuk mundemi dhe pak a shumë e shpjegoj por unë për këtë çështje jam shpreh edhe para pesë vjetëve sepse një dëshirë edhe kjo nga pozita populiste e ka pas shpreh kryeministri Berisha në vitin 2012-të, pati thënë që të jepen pasaportat shqiptare gjithë kosovarëve, unë atëherë megjithatë isha në pozitën e ambasadorëve por me një far takti e pata kundërshtuar si të paqëndrueshme thjesht dëshirë, sepse ne e kemi një ligj dhe ligji ynë për shtetësinë thotë që nuk mund të ketë shtetësi kolektive, kërkesa për shtetësi është individuale, duhet të ndryshuar ky ligj dhe ligjin e dini që e ndryshon parlamenti, dhe parlamentet tona e dini sa zgjasin me miratu ligje, pra duhet një ligj i ri një kjo, e dyta edhe sikur ta bësh ti ligjin për fat të keq edhe Kosova edhe Shqipëria si të vegjël që jemi në kushte të tilla nuk vendosin vetë, vendosin tjerët, në këtë rast Brukseli vendos, as Tirana as Prishtina, në ç’kuptim, në kuptimin se në rast se ti nuk i zbaton detyrat e shtëpisë sic i quajnë ata, ai të ndëshkon, ti nuk ke mundësi ta ndëshkosh atë, sepse ti po kërkon që të shkosh te ata jo ata të vijnë te ti, dhe në rast se Shqipëria do të vepronte ashtu siç kërkon Thaçi, po Thaçi e dinë mirë se nuk bëhet kjo punë, e din shumë mirë por thash nisur edhe nga konsiderata populiste e nxjerr këtë tezë tani që nuk mund të realizohet.”, tha ai.
Mirëpo, sipas tij Shqipëria duhet t’i lejojë Kosovës viza për këto kategori të caktuara, të sëmurët, gazetarët, studentët dhe administrata që lidhet me punë të sektorit të jashtëm.
“E fundit, Shqipëria ka në dorë diçka tjetër që edhe këtë çështje unë e kam ngrit kur kam qenë këtu në postin e ambasadorit që në mënyrë të vazhdueshme sistematike, ta lirojë dorën dhe të jap viza, sepse shtetësia për shqiptarët e Kosovës në Tiranë kalon nëpërmjet vrimës së gjilpërës, unë them që të lirohet pak kjo kërkesë kaq rigoroze dhe të fillohet të jepet individualisht natyrisht por duke njekë kategoritë të caktuara por që janë shumë të nevojshme në radhë të parë do të thosha të sëmurëve, do të u jepen automatikisht pasaportat shqiptarëve, dy gazetarëve, medias, tre studentëve sidomos studentëve që kanë rezultate të mira sepse ju e dini që Kosova pavarësisht problemeve që ka në arsim ka studentë të mirë dhe atyre duhet të ju krijohet mundësia që të marrin pjesë nëpër konferenca nëpër simpoziume dhe nëpër seminare, të shkëmbejnë mendime dhe të aftësohen. E fundit duhet që edhe administratës që nuk mund të mendohet që jetë e gjithë administrata normalisht sepse është numër i madh, por sidomos administratës që është e lidhur me sektorin e jashtëm, çdo ministri ka sektorin e vet që punon me jashtë, institutet akademitë, këta në mënyrë të ndërgjegjshme nga shteti shqiptar politik gradualisht janë marrë sepse nuk ta len ligji, por gradualisht duhet që të gjitha këto kategori të pajisen me pasaporta shqiptare.”,shtoi ai.
Në fund Lauka ka përmendur edhe kërkesat që i jep BE Kosovës për të përmbushur si kritere për liberalizim të vizave që sipas tij janë absurde.
“Shtetet tjera në rajonin tonë për shembull Bullgaria ose Hungaria ata kanë dhënë edhe në masë por ata nuk janë si Shqipëria dhe Kosova, e para mundet që legjislacioni e kanë tjetër dhe e dyta të dyja janë në BE, Shqipëria dhe Kosova janë jashtë për fat të keq dhe u kërkojnë për fat të keq edhe kritere absurde si Demarkacioni për Kosovën ose siç ka qenë para pak kohësh me gjet zyrë X zyrtari në Kosovë, çfarë absurditeti në mënyrë që t’i të fitosh të drejtën e liberalizimit të vizave që nuk kanë logjikën elementare, këto janë jo kushte por masa imponuese cinike të pashpirta ndaj një populli të vogël, të vuajtur dhe që ka pësuar spastrim në 99 nga serbët, dhe Serbia shpërblehet, viktima ndëshkohet, prej Brukselit që ne i themi i vlerave, i parimeve, në praktikë për fat të keq na shohim diçka tjetër.”, ka përfunduar ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë.
Ndryshe, ditë më parë gjatë vizitës së Presidentit Ilir Meta në Kosovë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar nga homologu i tij që në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe të Shqipërisë qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm dhe të pajisen me pasaportë shqiptare.
Sipas Thaçit kjo do t’i ndihmonte studentët dhe biznesmenët.
Mirëpo, në anën tjetër presidenti Meta tha se kjo nuk është zgjidhje pavarësisht dëshirës që ka Shqipëria që Kosova të kalojë edhe këtë problem.
Ndryshe, këtë kërkesë të Thaçit e ka mbështetur edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha duke kujtuar edhe vendimin e qeverisë që ai ka udhëhequr në vitin 2012-të.
“Përkrah dhe mbështes çdo hap që njëson praktikat e shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë. Lidhur me problemin konkret, një qëllim tjetër më madhor duhet të qëndrojë prapa këtij propozimi të drejtë. Është e domosdoshme që dy qeveritë të firmosin, si dy vende të pavarura, por që ndajnë një komb unik, të firmosin marrëveshjen mbi shtetësinë në përputhje me të cilën çdo shqiptar që banon në Shqipëri do të ketë automatikisht me një formular dhe shtetësinë e republikës së Kosovës dhe anasjelltas. Kjo është parashikuar në një vendim të Qeverisë së mëparshme më 2012”, tha Berisha.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...