Gjatë një vizite në organizatën e grave Women for Women International, Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë se programi i tij parasheh që gratë ta kenë vendin e tyre në vendimmarrje dhe kjo do të bëhet qysh ditën e parë, ku gjysma e drejtorive të Prishtinës do të drejtohen nga gratë.
Abrashi e ka quajtur të papranueshme uljen e subvencioneve për organizatat e grave nga komuna e Prishtinës, madje çka është edhe më tragjike, komuna nuk i ka përkrahur as strehimoret e grave.
“Prioriteti i parë i ynë është hapësira në vendimmarrje për gratë dhe vajzat, sepse e di që ka shumë gra të zonjat. Kemi menduar politika tjera për gratë duke u bazuar edhe në përvojat në ministri. Kam përkrahur vazhdimisht projektet e grave dhe shoqatat e tyre. Të njëjtën do ta bëjë edhe në komunë”, ka thënë Abrashi.
“Bashkë, ne do të krijojmë kapacitete të mjaftueshme për sistemimin e fëmijëve në çerdhe, kopshte dhe shkolla, publike e private, që t’u mundësojmë nënave e motrave tona të realizojnë potencialin e tyre profesional e personal dhe të drejtën për të qenë qytetare aktive”, ka thënë Abrashi.
“Qeveria komunale e Prishtinës, e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Unë, jam i bindur se do të angazhohen veçanërisht për zbatimin e ligjit për barazi gjinore dhe ligjeve të tjera që përkrahin pozitën më të mirë të gruas në shoqëri. Buxhetimi gjinor në komunën e Prishtinës do të sjellë gjithashtu një mundësi më të madhe për zhvillimin dhe avancimin e pozitës së gruas”, ka thënë Abrashi.
Ai ka shtuar se në sektorin e arsimit do të punohet për pjesëmarrje të barabartë të dy gjinive në arsimim, si në arsimin parashkollor, fillor, atë të mesëm, e po ashtu edhe në arsimin e lartë.
Ne do të bëjmë financimin e arsimit të grave, me theks të veçantë në ato fusha që janë deficitare dhe në të cilat gratë mund të japin kontribut më të madh.
Kërkesë kryesore e përfaqësueses së kësaj organizate Iliriana Gashi, ishte së paku transporti pa pagesë të bëhet për këto gratë, të cilat janë në programin e tyre.
Ish-zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj tha se kjo kërkesë është shumë simbolike ku besoj se do të realizohet përmes donatorëve ose subvencione për këto gra.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut