Gazetari Vehbi Kajtazi është sulmuar fizikisht në qendër të Prishtinës sot rreth orës 14:30 në një nga lokalet në kryeqytet.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për këtë sulm në përfundim të mbledhjes së sotme të Qeverisë.
Ai ka dënuar këtë sulm duke u zotuar se do të bashkëpunojë me media si dhe qeveria e tij për shprehjen e lirë, shkruan arbresh.info.
“Kemi marr informatën tani dhe dënojmë këtë sulm jo vetëm ndaj gazetarit Kajtazi po ndaj çdo gazetari. Si Qeveri jemi zotuar që do të bashkëpunojmë me media që të lejojmë shprehjen e lirë”, ka thënë Haradinaj.
Ministri i MPB-së Flamur Sefaj tha se edhe Ministria e Punëve të Brendshme e dënon këtë sulm./arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë
Babi raporton në polici se djali i tij i mitur u rrah nga di...
Zhduket një grua në Gjakovë
Gruaja nga Gjakova raporton në polici për mospërkujdesje mje...
FSK realizon për herë të parë kursin e karrierës për kapiten
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...