Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, (SHSKUK) Basri Sejdiu, bashkë me përfaqësues nga sektorët teknik, sektorin e pajisjeve mjekësore dhe Klinika e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv Qendror, ka pritur në takim pune përfaqësuesit e TIKA-s turke, organizatë kjo e cila është në finalizim e sipër të realizimit të projektit për intensiven e re qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Burak Ceran, koordinator i TIKA-s për Kosovë, ka njoftuar Sejdiun, se projekti është drejt finalizimit dhe hapësirat shumë shpejtë do të jenë gati për të nisur punën.
Sipas tij, tani kanë arritur edhe pajisjet mjekësore dhe shtretër dhe hapësirat veçse janë kompletuar, por kanë mbetur edhe disa detaje të tjera si kyçja në sistemin e oksigjenit qendror, e po ashtu caktimi i stafit të infermierëve nga QKUK.
Sipas tij, përmes këtij investimi po krijohen kushte modern për punë për pacientët dhe stafin shëndetësorë.
Ai kërkoi nga Sejdiu përkrahje në mënyrë që projekti të finalizohet sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Basri Sejdiu, ushtruesi i drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, falënderoi përfaqësuesit e TIKA për investimin e bërë, e përmes tyre tërë shtetin e Turqisë, duke shtuar se përmes këtij investimi janë krijuar kushte moderne për punë për stafin, por do të mundësohet edhe mjekimi modern me infrastrukturë dhe pajisjet më moderne.
Ndërkohë, sa i përket kërkesës për staf shtesë të infermierëve, Sejdiu, tha se ka biseduar për këtë çështje direkt me ministrin e Shëndetësisë dhe ka premtime dhe sinjale pozitive që në koordinim edhe me Ministrinë e Financave, do të lejohet stafi shtesë dhe do të mundësohet jetësimi praktik i hapësirave të intensives së re qendrore për QKUK.
Në takim të përbashkët, të dy palët u pajtuan që përmes komisioneve dhe takime të përbashkëta të finalizohet dhe të vihet në funksion sa më shpejtë që të jetë i mundur shërbimi i ri intensives qendrore
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...