Basha: 25 qershori, atentat ndaj demokracisë

14:57 | 13 Tetor 2017
Arbresh.info

Kreu i Partisë Demokratike (PD) Lulzim Basha tha se në 25 qershor, ashtu siç tregon raporti i OSBE/ODIHR-it sipas tij, u krye atentat ndaj demokracisë.

“Së pari, raporti i OSBE/ODIHR-it nxjerr në pah se vota e qershorit u ndikua dhe u ble. E dyta, vota u ndikua dhe u ble nga Edi Rama dhe PS. E treta, Edi Rama e ndikoi dhe e bleu votën duke përdorur paratë e drogës, kriminelëve, bandave dhe burimet publike. Këto përbëjnë atë që e dinë të gjithë: që më 25 qershor u krye atentat ndaj demokracisë”, tha Basha.

Më tej, kreu i PD-së iu drejtua deputetëve të mazhorancës, duke thënë: “Gjysma prej jush ka ardhur në Parlament nga krimi. Rama sulmon një orë opozitën dhe nuk thotë asnjë fjalë për krimin. Pse? Sepse është njësh me ta. Të dënuar me drogë, prostitucion dhe vrasje u bënë deputetë nga Edi Rama. Partinë tuaj e sundojnë kriminelët. Në zyrat tuaja ju ngrenë pistoletat banditët”.

“Nuk luftohet dot krimi i organizuar kur Rama është vetë krim i organizuar”, shtoi Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme