Qeveria ka miratuar propozim-vendimin e Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit për menaxhimin dhe kontrollin e qenve endacak.
Kryeministri Haradinaj ka thënë se trajtimi ia kësaj teme është përgjegjësi e komunave, shkruan arbresh.info.
“Obligohen të gjitha komunat të shpallin gjendje emergjente dhe të alarmojnë të gjithë mekanizmat të menaxhojnë qentë endacak. Qeveria ndan buxhet për këtë për të gjitha komunat për vaksinimin e qenve”, ka thënë Haradinaj.
Kontrollimi i qenve endacakë ka qenë një nga kërkesat e disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës ndaj kryeministrit Haradinaj në seancën e fundit të Kuvendit./arbresh.info/
Babi raporton në polici se djali i tij i mitur u rrah nga di...
Zhduket një grua në Gjakovë
Gruaja nga Gjakova raporton në polici për mospërkujdesje mje...
FSK realizon për herë të parë kursin e karrierës për kapiten
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu ...