Kosova në unionin ‘Konkurrenca e ndërmarrjeve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme’

14:54 | 13 Tetor 2017
Arbresh.info

Më mbledhjen e Qeverisë është miratuar shqyrtimi i nismës për lidhjen e marrëveshjes ndërmjet BE-së dhe Kosovës për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e unionit “Konkurrenca e ndërmarrjeve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (Cosme) (2014-2020).

Ministri i MTI-së, Hasan Bajrami ka thënë se ky program është i rëndësishëm, shkruan arbresh.info.

“Programi Cosme është program i BE-së për konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me një buxhet 2.5 miliardë euro. Objektiva kryesore është të mbështeten ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, ka thënë ministri Hasani./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme