Barcelona planifikon të heq dorë nga Arda Turan në merkaton dimërore të transferimeve.
Gjiganti katalunas, i cili pritet të rishfaq interesim te Philippe Coutinho në muajin janar, duhet të shes lojtarë për të krijuar hapësirë për arritjet e reja, transmeton portali arbresh.info.
Mesfushori Arda Turan, i cili nuk ka luajtur ende këtë sezon, është lojtari i vetëm në skuadrën e Ernesto Valverdes që nuk është pjesë e kërkesave dhe Barcelona dëshiron të largojë atë në formë huazimi ose të transferoj atë në formë të përhershme te ndonjë klub.
30-vjeçari mund t’i bashkohej ish klubit të tij, Galatasaray, në ditën e fundit të merkatos verore të transferimeve por ai refuzoi ofertën në mënyrë për të vazhduar deri në përfundimin e kontratës te Barcelona, që skadon në vitin 2020./arbresh.info/
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani