Ky është stili i flokëve që do të jetë trendi kryesor në këtë sezon të vjeshtës

14:06 | 13 Tetor 2017
L G

Rrjeti social Pinterest është i njohur për motivimin e shumë tendencave të modës. Këtë herë bëhet fjalë për stilimin e flokëve që pëlqehet nga një numër i madh përdoruesish dhe sigurisht që do të jetë një trend i mahnitshëm i sezonit të vjeshtës!

Pinterest ka vendosur të zbulojë se cili modelim i flokëve është më i popullarizuar ndërmjet përdoruesve të tij. Pra, mbi 80,000 prej tyre kanë qenë të kënaqur me këtë lloj prerje dhe cilësi të flokëve. Stilimi i njohur ‘Lob’ ose ‘Long Bob’, për një kohë të gjatë paraqet një nga stilimet më të njohura të flokëve.

Cila është hijeshia e këtij stilimi? Ndoshta për faktin se është stilim shumë i lehtë për t’u mirëmbajtur si dhe e përshtatshme për secilën femër, pa marrë parasysh formën e fytyrës.

auto_files-121507889161

Por ky lob apo prerje, nuk mund të quhet klasik. Fjala është për një prerje me shumë shtresa, plot cilësi dhe volum si dhe skaje të flokëve që japin efektin e ombre-s.

Pikërisht, për shkak të kësaj veçorie, kjo prerje e lartpërmendur është tërhequr nga shumë përdorues të Pinterest duke e cilësuar si një stilim ideal të vjeshtës./femra.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme