Qeveria e Republikës së Maqedonisë kërkon nga Ministria e Punëve (MPB) të hulumtojë se në çfarë mënyre Qeveria e mëparshme ka furnizuar me bileta aeroplani, sepse siç shpjegoi sot zëdhënësi Mile Boshnjakovski ekzistojnë dyshime për keqpërdorime.
Boshnjakovski theksoi se po bëhet hetim për shkeljen e dispozitave të Kodit Zgjedhor për mënyrën dhe për procedurën e furnizimit të biletave nga Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta gjatë mandatit të qeverisë së mëparshme, në periudhën prej vitit 2014 deri 2017. Sipas të dhënave, pas tenderit të shpallur për angazhimin e kompanive që do të kryejnë rezervime të biletave, u bënë marrëveshje kornizë me më shumë kompani. Por, është konfirmuar se personat përgjegjës në Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta kanë dorëzuar kërkesë për oferta për bileta vetëm te një kompani, e jo te të gjitha që kanë nënshkruar.
Vashat e Kosovës në hendboll arrijnë në rrethin e dytë të ku...
Xheneta e bën hapin e parë drejt Rezit, ky i fundit e puth
Von der Leyen: Mali i Zi ka bërë përparim në rrugën drejt BE...
Aksident me fatalitet në Shkodër, përplaset një këmbësor
Abdixhiku në organizimin e FR të LDK’së në Gjilan: Rinia mer...
Aksident trafiku në Drenas, lëndohen tre persona