Maqedoni, BE bën thirrje për zgjedhje pa dhunë dhe frikësime

12:59 | 13 Tetor 2017
Arbresh.info

Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, kanë dalur me deklaratë të përbashkët në lidhje me zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

Ata thonë se zgjedhjet lokale janë mundësi që qytetarët të shprehin pikëpamjet e tyre dhe drejtimet në të cilin komunat e tyre duhet të lëvizin në të ardhmen.
“BE inkurajon liderët politik, partitë e tyre, si dhe faktorët relevantë që ta shfrytëzojnë procesin zgjedhor për të vërtetuar dhe treguar përkushtimin e tyre për vlerat demokratike dhe sundimin e së drejtës”, thuhet në deklaratë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ambasadorët evropian ftojnë liderë e partive politike dhe anëtarët tjerë të partive të mundësojnë zgjedhje pa dhunë dhe frikësime.

“Theksojmë rëndësinë që të bëhet ndarje mes aktiviteteve shtetërore dhe partiake dhe resurseve para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Ftojmë mediat t’u sigurojnë qytetarëve informim objektiv, i cili ju duhet për të sjellur vendim për ditën e zgjedhjeve”, thonë euroambasadorët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme