Pacolli: Ulpiana nuk do t’i ketë problemet që i ka, në katër vitet e ardhshme

12:38 | 13 Tetor 2017
Arbresh.info

Kandidati i AKR-së për komunën e Prishtinës, Selim Pacolli ka thënë se do të angazhohet maksimalisht që qytetarët e Prishtinës, e veçanërisht ata të lagjes Ulpiana të kenë kushtet e duhura për të bërë një jetë të mirë në kryeqytet.

Pacolli, gjatë një vizite që i bëri lagjes Ulipiana tha de kjo lagje është shndërruar në një nga lagjet më të shëmtuara të Prishtinës, shkruan arbresh.info.

“Do të thoja jo nga ato që janë ndërtuar pas luftës se ato janë akoma të shëmtuara sepse nuk ofrojnë asnjë zgjidhje urbane për ata që jetojnë këtu e të mos flasë për hapësira e gjelbërimit, rekreative e diçka tjetër. Kjo ishte lagja ku kryesisht qytetarët e Prishtinës dhe studentët e kalojnë kohën e lirë këtu. Këto pallate përballë që i kemi, çdo ditë janë ankesat se janë të pabanueshme, ju mungojnë parkingjet, vijnë jashtë qyteteve dhe i shfrytëzojnë hapësirat e tyre, janë pjesa e tyre që nuk i kanë dritaret e shkallëve në rregull dhe prindërit duhet t’i përcjellin fëmijët deri në fund të shkallëve. Unë zotohem që sigurisht qytetarët nuk do të duhet t’i kenë këto probleme edhe në katër vitet e tjera”, u shpreh Pacolli.

Ai u zotua se do të merret edhe me aspektin estetik të kryeqytetit, duke folur konkretisht për reklamat vend e pa vend të bizneseve të cilat siç tha duhet të standardizohen./arbresh.info/

22497021_1649926825019927_239231541_o 22471909_1649926845019925_409100663_o 22472075_1649926831686593_642309928_o  22473341_1649926835019926_1742097476_o 22473343_1649926865019923_157351867_o 22494531_1649926841686592_1847411653_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme