Google ADS

Ministri Sefaj viziton komunën e Mitrovicës, takohet me kryetarin Bahtiri

12:27 | 13 Tetor 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, vizitoi komunën e Mitrovicës, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri.

Në këtë takim, vëmendje e veçantë i është kushtuar çështjes së sigurisë, me ç‘rast ministri Sefaj e ofroi përkrahjen e tij  në krijimin e një ambienti sa më të sigurtë për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.

Gjithashtu, zBahtiri e informoi ministrin Sefaj lidhur me sfidat e tij me të cilat ballafaqohet si kryetar i kësaj komune.

Sa i përket të arriturave gjatë qeverisjes së tij, kryetari Bahtiri bëri të ditur se gjatë kësaj kohe, ka rënieje të madhe sa i përket incidenteve dhe krimit në komunën e Mitrovicës.

Gjithashtu kryetari Bahtiri theksoi krahas përmirësimit të situatës së sigurisë në këtë komunë edhe është avancuar zhvillimi ekonomik, që është një hap më shumë drejt bashkimit të Mitrovicës në aspektin ekonomik.

Me këtë rast ministri Sefaj ofroi gatishmërinë e tij të plotë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme në mbështetje të komunës së Mitrovicës, duke vënë në pah se pa siguri të përgjithshme nuk mund të këtë zhvillim ekonomik jo vetëm për komunën e Mitrovicës, por për krejt Kosovën në përgjithësi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme