Partitë politike kanë shfrytëzuar me të madhe resurset publike në fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit.
Kështu ka bërë të ditur në një konference për media Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” e cila ka prezantuar raportin përfundimtar mbi Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2017 si dhe raporti i monitorimit të mediave gjatë fushatës zgjedhore.
Albert Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës i cili ka thënë se gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare janë shfrytëzuar 57 vetura zyrtare, shkruan arbresh.info.
“Ne kemi evidentuar 57 vetura zyrtare të cilat janë përdorur gjatë fushatës zgjedhore dhe 49 shërbyes civile të cilët gjatë kohës sa do të duhej të ishin në orar të punës janë në fushatë zgjedhore”, është shprehur Krasniqi.
Sipas tij, shqetësim nga zgjedhjet parlamentare ka qenë numri i madh i fletëvotimeve.
“Sa i përket sfidave kryesore të cilat ishin në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës ndër kryesoret mbetet numri i madh i fletëvotimeve të pavlefshme, fillimi me vonesë i fushatës për informim dhe edukim të votuesve nga ana e KQZ-së, trajnimet jocilësore për anëtarët e këshillave të vebdovotimeve-komisionerëve, problemet teknike me regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, problemet me listën e botuesve ku shumë persona që kanë ndërruar jetë janë gjendure në listën e votuesve, përdorim i resurseve publike për qëllim të fushatës zgjedhore nga partitë politike”, ka thënë Krasniqi.
/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1565451670186586/
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...