Ish kampioni botëror, Tyson Fury, i cili ka thënë se nuk dëshiron të boksojë më në Britani të Madhe, ka njoftuar të enjten se mund të rikthehet në ring për të marrë pjesë në “tri meçe të mëdha në vitin 2018”.
Fury nuk ka luftuar qysh pas fitores kundër Wladimir Klitschkos në nëntor të vitit 2015, që i lejoi atij të rrëmbej kurorën e trefishtë për pesha të rënda, transmeton portali arbresh.info.
Licenca e tij më pas është tërhequr pas konsumimit të kokainës. Ai është akuzuar për doping për më shumë se një vit nga agjencia kundër dopingut në Britani dhe javën e kaluar pretendoi se nuk do të kërkojë më licencë për të boksuar në Britani duke ngjallur sërish spekulime rreth përfundimit të karrierës.
Por, 29-vjeçari është rikthyer sërish duke shkruar në rrjetin social Twitter se do jetë i “gatshëm për të luftuar në prill të vitit 2018 në një meç të mrekullueshëm” duke paralajmëruar tutje edhe tri përballje të tjera.
Kjo nuk është hera e parë që Fury ndryshon mendjen e tij. Boksieri njoftoi dorëheqjen e tij më 3 tetor të vitit 2016, kohë gjatë së cilës ishte duke luftuar depresionin./arbresh.info/
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...