Ka nisur procesi në Gjykatën e Landit në Dyseldorf me të pandehur 40-vjeçarin shqiptar Ardi T. Ky i fundit akuzohet se ka rrëzuar të dashurën 24-vjeçare nga dritarja.
Sipas mediave gjermane, ai ka qenë partner i gruas, e cila para një viti ishte rrëzuar nga lartësia prej 7 metrash (kati i dytë) në një shtëpi në Dyseldorf.
Sipas akuzës, Ardi T., e ka shtyrë me qëllim viktimën dhe ajo ka rënë duke pësuar lëndime të rënda dhe paralizë, transmeton albinfo.ch. Prokurori duke arsyetuar akuzën ka thënë se gruan e rrëzuar do ta shoqërojë gjatë gjithë jetës paraliza e shkaktuar nga rrëzimi.
Ai ka kërkuar dënim prej 11 vjet e gjysmë burg duke e akuzuar 40 vjeçarin për goditje për vdekje dhe për tregti me drogë. Ndërkaq, prokurori ka hequr dorë nga akuza për tentim vrasjeje të rëndë.
Por shqiptari dhe mbrojtja e tij ngulin këmbë se partnerja ka rënë vetë dhe ai nuk e ka shtyrë. Madje, sipas tij, ai ka qenë në oborr kur e ka parë gruan të rrëzuar. Më tutje ai thotë se ajo ka qenë në varësi nga droga dhe i ka vjedhur atij 1800 euro. Pastaj, në përpjekje për t`u fshehur, është rrëzuar aksidentalisht.
Mediat i kanë kushtuar shumë hapësirë këtij procesi gjyqësor edhe për shkak të një momenti kurioz: gjyqtari, për të ilustruar rrëzimin e viktimës nga dritarja, ka improvizuar një skenë të ndërtuar me blloqet e njohura për lodra fëmijësh “lego”
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?