Ylli i Manchester United, Paul Pogba mund të rikthehet në aksion te “Djajtë e Kuq” në ndeshjen kundër Swanseas në ‘Carabao Cup’ më 24 tetor.
Reprezentuesi francez ka qenë jashtë fushës që nga 12 shtatori pas lëndimit që pësoi në kofshë gjatë ndeshjen kundër Baselit në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Jose Mourinho thuhej se ishte i shqetësuar me lëndimin e Pogbas që mund të jetë afatgjatë por përmirësimi i gjendjes së tij sigurisht se ka gëzuar atë. Manchester United ka qenë deri tani në formë të shkëlqyer në Premierë Ligë duke fituar gjashtë nga ndeshjet e tyre deri tani.
Ata do të përballen me Liverpoolin këtë javë.
Pogba ka qenë pjesë kryesore e skuadrës dhe pasi vlerësohet si njëri nga mesfushorët më të mirë në botë, padyshim bashkëlojtarët e tij janë duke pritur rikthimin./arbresh.info/
Drenusha-Xhenetës: A vetëm jeni puthur apo jeni pajtuar me G...
SPAK dërgon për gjykim 16 persona për shkelje në tenderët pu...
ZYRTARE: Luis Suarez rinovon me Inter Miamin
SHSKUK: Që nga funksionalizimi i PET/CT, buxhetit të shtetit...
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhë...
2 Korriku pëson humbje në ndeshjen e parë të play-offit për ...