Ish-ministri i energjetikës Dritan Prifti ka ndërruar jetë pasditen e djeshme pas një sëmundje të rëndë gjaku.
Mësohet se sot do te mbahen homazhe tek Muzeu Kombëtar nga ora 10:00, deri në 12:00, ndërkohë që trupi i pajetë i ish-ministrit do të përcillet për në banesën e fundit në Shish-Tufinë. Bëhet e ditur se varrimi i Priftit do të zhvillohet në orën 13:00, raporton BW.
Edhe pas operacioneve të kryer kohëve të fundit, Prifti nuk ka mundur ‘të fitojë’ ndaj kësaj sëmundje.
Prifti ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga viti 2001 deri në vitin 2013, ndërkohë që nga 2009 deri në 2010 mbajti edhe postin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë. Ai u shkëput para disa kohësh nga angazhimet zyrtare por asnjëherë nuk hoqi dorë nga politika.
Edhe në postimin e fundit të bërë prej tij në rrjetin social “facebook” pak ditë para zgjedhjeve ai shkruan po për politikën, edhe pse thekson se çfarëdo gjëje që thotë tashmë nuk e bën me entuziazëm.
Prifti ka ndarë mendimin e tij për dhënien e votës, duke mbështetur në një farë mënyre Partinë Socialiste.
Ai shkruante se: “Ne Fier unë do votoja Partine Socialiste sepse i njoh kandidatet dhe socialistet janë superior. Numri 9 dhe 10 ne listën e PS qe mund te jene ne vendet e rrezikuara janë 2 persona qe e meritojnë me shume se çdokush te jene ne Parlament. Gramoz Rucin e njoh per me shume se 30 vjet si një shok i mire i babait tim.”
Postimi i plotë:
Pershendetje te dashur miq, nuk kisha asnje deshire te jepja ndonje mesazh per zgjedhjet parlamentare kete here, sepse cfaredo qe te them e bej jo me entuziazem. Na duhet perseri te zgjedhim te keqen me te vogel nga partite qe garojne. Nuk kemi akoma nje alternative politike per te cilen ja vlen te votohet me entuziazem. Meqe eshte keshtu, une do ti pergjigjem shume miqve te mi qe me telefonojne dhe shkruajne cdo dite per te kerkuar mendim per cilen parti duhet te votojne. Nuk dua te jap mendim se per cilet duhet te votojme ne rang vendi, sepse nuk i njoh kandidatet, por do guxoj te jap nje mendim per Qarkun Fier dhe Shkodren. Ne Fier une do votoja Partine Socialiste sepse i njoh kandidatet dhe socialistet jane superior. Numri 9 dhe 10 ne listen e PS qe mund te jene ne vendet e rrezikuara jane 2 persona qe e meritojne me shume se cdokush te jene ne Parlament. Gramoz Rucin e njoh per me shume se 30 vjet si nje shok i mire i babait tim. Deputet me eksperience te pakrahasueshme, i ndershem, qe nuk ka kerkuar dhe pranuar kurre poste ekzekutive. Dhe Xhevit Bushin e njoh qe nga koha qe ishte bankier e me tej.
Eksperienca e tij si bankier, financier dhe njohes i shkelqyer i gjendjes se popullit, veshtiresite e medha per te paguar kredite dhe mikrokredite qe po i marrin frymen popullit. Kjo eksperience i duhet Parlamentit te ri. Dikush duhet te mendoj per sektorin bankar dhe njerezit ne veshtiresi. Per keto arsye une ne Qarkun Fier do votoja Partine Socialiste. Sigurisht qe me pelqen fakti qe Rama arriti te bej nje marreshje para dhe pas zgjedhore me Bashen. 100 here me mire se bashkeqeverisja me LSI. Kurse per Qarkun Shkoder do kerkoja voten me gjithe zemer per Tom Doshin dhe Partine Social Demokrate.
Nuk kam njohur kurre ne jeten time deputet qe ben aq shume per elektoratin, qe i pergjigjet ne telefon cdokujt, qe kalon shumicen e dites me votuesit per 4 vjet te mandatit, dhe jo vetem ne fushate. Tomen une e kam me shume se mik. Politikanet e kriminalizuar jane perpjekur ta bejne pis, por nuk ja kane arritur. Donin ti mohonin kandidimin, donin ta burgosnin pasi deshtuan ta vrisnin. Por Toma vazhdon te ece perpara. Asgje nuk i bejne nje besimtari ne Zot kaq te sinqerte sa Toma. Per te gjitha keto arsye dhe per patriotizem shkodran nje luftetar si Toma duhet te jete ne Parlament. Pervec kesaj populli nuk do ja mbyll kur vetes nje dere te hapur per hallet e tyre.
Miqte e mi te dashur,
Si gjithmone nese ma degjoni keshillen nuk do dilni te zhgenjyer.
Zoti ju bekofte dhe mire u takofshim se shpejti.
Me falni qe nuk mund ti pergjigjem mesazheve tuaja ne fb sepse nuk e ndjek dhe nuk e administroj une ne kushtet qe kam.
Perqafime
Dritan Prifti.
Komuna e Istogut i bashkohet refuzimit të doracakëve për edu...
Xuxi: Nuk është marre me humb prej dikujt që është më i mirë...
FFK-ja del me njoftim për tifozët dardanë për ndeshjen Ruman...
Lansohen katër shërbime nga ministria e Arsimit në platformë...
“Tani është personale”/ Tysoni godet me shuplakë Paulin, gja...
Anëtarët e Komisionit hetimor dorëzojnë dosje për MPJD-në në...