Google ADS

Vazhdon fushata, këto janë aktivitetet e partive politike për sot

07:46 | 13 Tetor 2017
Arbresh.info

Partitë politike vazhdojnë edhe sot fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Këto janë aktivitetet që ato kanë planifikuar për sot:

Aleanca Kosova e re fushatën zgjedhore në komunën e Prishtinës e vazhdon me viztë në tregun me shumicë. (Tregu më shumicë, ora 9:30)

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu,  zhvillon ecje në në fshatin Grashticë, Mramor dhe vende tjera. (Takimi në Sheshin e qytetit, ora 10:40)

Partia Ekologjike e Kosovës do të bëjë hapjen e fushatës zgjedhore. (Ndërtesa e lidhjes së pensionerëve të Kosovë, ora 11:00)

Aleanca Kosova e re dega në Prishtinë mban konferencë për media në lagjen Ulpiana. (Tek soliterët në Ulpianë, ora 12:00)

Kandidati i Lëvizjës Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës, Avni Zogiani, prezanton zotimet e tij dhe të ekipit të tij për Fushë-Kosovën. (Restorant “Semitronix” në Fushë-Kosovë, ora 16:00)

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Ismet Hajrullahu mban tubim publik ku do të prezantohet  platforma politike  për zgjedhjet e 22 tetorit. (Salla e Sporteve “Better Life“ në Lipjan, ora 16:30)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimë zgjedhore në Kamenicë. (Shtëpia e Kulturës në Kamenicë, ora 17:00)

Kandidati i Lëvizjës Vetëvendosje për kryetar të Sharrit, Samedin Dauti mban tubim elektoral në Sharr. (Restorant “Meta” në Sharr, në ora 19:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimë zgjedhore në fshatin Cërnicë të Gjilanit. (Shkolla fillore në Cërnicë, ora 19:30)

Aleanca Kosova e re dega në Prishtinë mban takim me degën e katërt. (Premium bar afër ambasades norvegjeze, ora 20:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimë zgjedhore në fshatin Vërbicë të Gjilanit. (Shkolla fillore në Vërbicë, ora 20:10)

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme