Instituti GAP organizon konferencën për media ku prezanton raportin “Pritjet e qytetarëve dhe faktorët që ndikojnë në votën e tyre në zgjedhjet komunale”.
Ky raport prezanton pritshmëritë e qytetarëve nga zgjedhjet komunale të 22 tetorit të këtij viti, dhe strukturën e preferencave të përgjithshme të qytetarëve në lidhje me zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe asamblistëve.
Hulumtimi i opinionit publik përmes Omnibus-it zhvillohet në 38 komuna të Kosovës.
Të dhënat e përdorura në këtë raport burojnë nga hulumtimi në teren që është zhvilluar nga data 14 deri më 25 Shtator 2017.
Në kuadër të këtij hulumtimi janë anketuar 1065 qytetarë të Kosovës, të moshës mbi 18 vjeç: shqiptarë (818), serb (150) dhe pjesëtarë të komuniteteve të tjera (97).
Aliu thotë se ende s’ka marrë informacion zyrtar për hetimet...
Krasniqi: Nuk ka asnjë arsye që ura e Ibrit të vazhdojë të j...
“I falen Allahut 5 herë në ditë dhe nuk paguajnë sigurimet s...
Paga mesatare në Maqedoni të Veriut është më e ulëta në rajo...
Aliu: Taskforca e mjedisit ka ndërmarr mbi 20 aksione për të...
Kryemadhi pas daljes nga gjykata: Më shqetëson prezenca me M...