Google ADS

Serbishtja, gjuha që flitej në oborret e sulltanëve

02:00 | 13 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Biografë të shumtë përsërisin se sulltani Mehmeti II, që bëri emër me pushtimin e Konstandinopojës dhe zgjerimin e pushtimeve osmane në Ballkan dhe Azi, ishte poliglot.

Në kohën kur ai u shpall perandor i Romës së re, në moshën 21 vjeçare, përkrahësit e tij mburreshin se ai fliste rrjedhshëm turqishten, serbishten, arabishten, persishten, greqishten dhe latinishten, shkruan Konica.al.

Një bindje e tillë është kundërshtuar herëpashere nga historianë të ndryshëm, si orientalisti dhe historiani austriak Joseph von Hammer.

Ndëkohë, historiani skocez që mori përsipër të monumentalizonte me një histori revolucionin grek në vitet ’30 të shekullit të nëntëmbëdhjetë, George Finlay, mendon se serbishtja është folur gjerësisht në oborrin osman edhe për shkak të robinjave që u morën në Serbi.

Sipas tij, turqit jo vetëm që nuk pranonin shqipen, por as ekzistencën e saj.

«Turqit konsiderojnë se shqipja nuk është gjuhë. Ata thonë se janë shtatëdhjetë e dy gjuhë dhe një gjysmë, dhe shqiptarët flasin një gjysmë gjuhë», shkruan Finlay në librin e tij «Historia e Greqisë».

finla

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme