Franca, që mban në Paris selinë e UNESCO-s dhe që synon kryesinë e organizatës, shprehu keqardhje për largimin amerikan dhe vlerësoi se ky vendim i jep një kuptim të ri kandidaturës franceze.
“Ne shprehim keqardhje për vendimin amerikan që të tërihet nga UNESCO në një moment ku mbështetja e komunitetit ndërkombëtar për këtë organizatë është thelbësor”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Agnès Romatet-Espagne.
“Kandidatura jonë për drejtorin e përgjithshëm të organizatës merr, në këto rrethana, një kuptim të ri”, shtoi ajo.
SHBA-ja njoftoi sot tërheqjen nga UNESCO duke e akuzuar së është anit-izraelite. Menjëherë pas tërheqjes së Uashingtonit edhe Izraeli njoftoi tërheqjen e tij.
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...