Mbështetësit e anëtarësimit të Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Europian do të zhvillojnë një tjetër të protestë në një kryeqytet gjatë kësaj fundjave.
“Marshim për Europën” do të zhvillohet të shtunën në Edinburgh me qëllim të nxitjes së Mbretërisë së Bashkuar që të “mendojë sërish” për Brexit, transmeton portali arbresh.info
Folësit do t’u bëjnë thirrje autoriteteve të tjera skoceze që të ndjekin udhëheqjen e Këshillit të Qytetit të Edinburgut duke nënshkruar një deklaratë të hapur për t’u bërë “qendrat e veprimtarisë dhe lidhjeve të BE-së”.
Ndryshe nga votuesit anglezë, në Skoci 74 përqind e votuesve kanë votuar për qëndrim në BE gjatë referendumit të mbajtur në vitin e kaluar.
“Më shumë se 15 pesëmbëdhjetë muaj nga votimi i Brexit, qeveria aktuale e Mbretërisë së Bashkuar ende nuk ka ide të qartë se ku po shkon”, ka thënë Vanessa Glynn, kryesuese e Lëvizjes Evropiane në Skoci.
Dialogu mes BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar për Brexit ka mbetur ende pa zgjidhje konkrete./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...