Google ADS

Kush ishte Dritan Prifti, ish-ministri që ndërroi jetë sot

21:48 | 12 Tetor 2017
Arbresh.info

Dritan Prifti, 49 vjeç ka ndërruar jetë sot nga një sëmundje e rëndë. Ai ka lindur më datë 27 gusht 1968 në Berat. Ishte deputet i pavarur në Kuvendin e Shqipërisë.

Nga viti 2009 deri në 2011 ishte deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Dritan Prifti ishte Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Shqipërisë nga viti 2009 deri 2010. Prifti ishte ndër të rrallët me një shkollim model, pasi kishte mbaruar në “Harvard”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme