Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajiç tha sot se nuk e di nëse në takimin e presidentëve të Serbisë dhe Turqisë, Aleksandar Vuçiç dhe Rexhep Tajip Erdogan, është folur edhe për Kosovën.
“Marrëdhëniet e Turqisë me Kosovën dhe Shqipërinë nuk janë ato që ishin disa vite më parë. Kjo situatë ndryshoi në mënyrë dramatike nga përpjekja grusht shtetit në Turqi më 15 korrik të vitit të kaluar”, tha Ljajiç për Radio Vojvodinën.
“Nga ana tjetër, në Shqipëri dhe Kosovë ka struktura pasuese të Fetulah Gulen (të cilin Turqia e akuzon si organizator të tentim grusht shtetit). Disa nga ndjekësit janë në pozita të rëndësishme në Kosovë dhe Shqipëri. Unë nuk e di sa është e saktë kjo, unë thjesht transmetoj atë që dëgjoj, atë që turqit më transferojnë. Dhe pas shumë kërkesave të dërguara në Tiranë dhe Prishtinë, asgjë nuk është ndërmarrë. Kjo ka ftohur marrëdhëniet”, tha Ljajiç.
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...