Në Universitetin e Tetovës sot në organizim të Këshillit euro-atlantik të Maqedonisë u mbajt tribunë publike me titull “Përforcimi i dialogut rinor për promovim të proceseve demokratike, në frymën e integrimeve euro-atlantike”.
Sipas zëvendësministrit të mbrojtjes, Bekim Maksuti qëllimi i tryezave të rrumbullakëta dhe debateve të këtilla është që të ndikohet ndaj të rinjve për mirëkuptimin më të mirë të gjithë procesit dhe inkuadrim të tyre në aktivitetet për anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike.
“NATO nuk janë vetëm çështje ushtarake, ose çështje të Ministrisë së Mbrojtjes, por ajo është edhe organizatë që angazhohet edhe për zhvillim të shkencës, arsimit, ndërsa kontribuon edhe për ballafaqim me fatkeqësi elementare, promovon vlera për paqe dhe stabilitet”, tha Maksuti.
Për kryetarin e Këshillit euro-atlantik të Maqedonisë, Ismet Ramadani definitivisht duhet të sqarohet se në NATO dhe BE nuk mund të anëtarësohet vetëm me qëndrim deklarativ por nevojitet përmbushje e kërkesave dhe kritereve nga tv dy organizatat që plotësohen njëra me tjetrën.
Nga Këshilli euro-atlantik i Maqedonisë paralajmëruan se tribuna dhe tryeza të rrumbullakëta të këtilla në këto tema do të organizojnë edhe nëpër më shumë qytete të tjera në vend.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...