Në kuadër të agjendës në vizitën e tij zyrtare në Kosovë, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i shoqëruar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, vizituan Parkun Arkeologjik të Ulpianës.
Presidenti Meta e ministri Gashi panë nga afër tre sektorët që ka ky lokalitet arkeologjik i pasur me objekte e elementë të shumtë të periudhës së antikitetit.
Gashi e informoi Metën për përkrahjen që ka dhënë MKRS-ja për investimet në parkun e Ulpianës nëpërmjet Institutit Arkeologjik të Kosovës duke e konsideruar si një ndër prioritetet kryesore të trashëgimisë arkeologjike të Republikës së Kosovës. Ministri tha se viti 2018 do të jetë vit i trashëgimisë.
Ndërkaq, përgjegjësi i parkut, Milot Berisha e njoftoi Metën për historikun e parkut, sektorët dhe objektet e ti si dhe procesin e gërmimeve, konservimit dhe restaurimit.
Meta pohoi se ndjehet i lumtur që po e viziton këtë lokalitet të rëndësisë së veçantë jo vetëm për Kosovën por për tërë hapësirën mbarëshqiptare dhe parqe të këtilla janë pasuri që duhet t’i ruajmë e t’i vlerësojmë.
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve