Pse Italia po u shpëton sulmeve terroriste nga ekstremistët islamikë?

19:06 | 12 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Imazhi i një të riu, që në shpinë kishte të vizatuar një thikë të madhe, kishte si mbishkrim me të shkronja të bardha fjalinë “Devi combatterli” (Duhet t’i luftoni).

Fotografia që qarkulloi në fund të muajit gusht të këtij viti, që ishte aplikuar nga militantët e Shtetit Islamik, ishte një nxitje e hapur për “ujqërit e vetmur” që të vrasin italianët. Ajo u riprodhua në faqen e internetit të Grupit të Inteligjencës, i cili monitoron komunikimet xhihadiste, disa ditë pas një video të shpërndarë të guerrilave të maskuar të ISIS-it në Filipine, ku rrënuan një kishë katolike romake dhe shprishën figurën e Papa Françeskut.

“Ti. Kafir ( i pafuqishëm). Mos harroni këtë”, thoshte dikush i maskuar duke tundur gishtin. “Ne do të jemi në Romë, inshallah”.

Xhihadistët nuk u tërhoqën që të kryenin sulme në selinë e krishterizmit perëndimor. Pra, është për t’u habitur se pse Italia nuk ka përjetuar asnjë sulm të vetëm vdekjeprurës xhihasidt në kohën kur Britania, Franca, Gjermania dhe Spanja kanë qenë në shënjestër.

Kjo s’ka të bëjë aspak me argumentin mbi emigracionin e paligjshëm dhe terrorizmin, pasi rreth në Itali numëron rreth 82% të të ardhurve ilegalë në Europë.

Shpjegimi më i saktë i mundhsëm është se mafia në Italia po pengon në mënyrë të qetë xhihadistët. Mungesa e kësaj ideje, thotë Arturo Varvelli i Institutit për Studime Ndërkombëtare Politike të Milanos, ka theksuar se mafia në Itali kontrollon jugun, ndërsa shumica e konsiderueshme e myslimanëve jetojnë në veri.

“Deri diku është Mafia”, thotë një zyrtar i zbatimit të ligjit. “Por jo në mënyrën dërrmuese, sikurse e mendojnë njerëzit”.

Lufta kundër kriminelëve të organizuar në një far forme i ka dhënë policisë në Itali një përvojë të madhe në monitorimin e grupeve të dyshimta. Ajo u zgjerua nga fushata për të nënshtruar terroristët e majtë dhe të djathtë të cilët shkaktuan kërdi në Itali në vitet 1970 dhe 1980.

Krimi i organizuar dhe terrorizmi kanë inkurajuar gjithashtu gjyqtarët që të marrin një qëndrim më të shtrirë se sa në vendet e tjera evropiane për të lëshuar urdhra për përgjime dhe veçanërisht për mbikëqyrjen elektronike të bisedave të të dyshuarve. Historia e fundit e Italisë mund të shpjegojë gjithashtu qasjen e saj të ashpër ndaj apologjve për terrorizëm.

Me 24 shtator, kur një Boeing 373 u nis nga aeroporti i Bolonjës për në Tiranë, mbajti në bord edhe 209 të dëbuar nga Italia me arsyet për “ekstremizmin fetar”.

Një musliman 22 vjeçar ishte liruar nga paraburgimi një ditë para se të dëbohej, pasi ishte arrestuar për përjekjen për të bindur adhuruesit që të mos hynin në kishë. Ai ishte nën kontroll të vazhdueshëm nga policia kur u arrestua në vitin 2016.

Por edhe agjentët italianë të zbatimit të ligjit e pranojnë se ata kanë më pak të dyshuar për të përndjekur, në krahasim me homologët e tyre francezë dhe britanikë.

Në një studim për Zyrën Kombëtare Amerikanë të Kërkimeve Ekonomike, duke përforur shifrat për vitet 2014-2015 u gjetën se vetëm 87 luftëtarë të huaj ishin nga Italia, krahasuar me 760 nga Britania dhe 2,500 nga Franca.

Sipas Varvellit, kjo ndodh për shkak se disa prej emigrantëve myslimanë të Italisë i përkasin brezit të dytë, i cili është më i ndjeshëm ndaj radikalizmit (0.3% e banorëve italianë janë emigrantë të gjeneratës së dytë me origjinë jashtë BE-së, kundrejt 3% në Britani dhe 3.9% në Francë). Së dyti, Italia nuk geto të myslimanëve sikurse ka Britania dhe Franca.

Michele Groppi, i cili jep mësim në Akademinë e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, ka dhënë një detaj shumë të rëndësishëm për grupin terrorist Al-Kaeda, e cila besohet se e ka përdorur Italinë si bazën e saj logjistike për në Europë.

Sipas tij, disa nga sulmuesit terroristë nëpër vende të ndryshme të Europës, sikurse rastii Youssef Zaghba, që vrau me thikë tetë persona në Urën e Londrës, ishte italian me origjinë marokiene.

Groppi thekson se Libia mund të bëhet “teatri” i ardhshëm i kryengritjes xhihadistë, ndërsa Italia dhe Vatikani mund të kthehen në objektivat kryesore.

Burimi: The Economist 
Përktheu: arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme