Google ADS

Tiranë: Goditi gjyshërit me thikë, i riu habit me dëshminë e tij

18:50 | 12 Tetor 2017
Arbresh.info

Një 19-vjeçar plagosi me thikë gjyshin dhe gjyshen rreth orës 13:00 në rrugën “Muhamet Deliu” në kryeqytet.

Autori i identifikuar nga policia është Beniamin Kaso, i cili u ndalua pak minuta pas ngjarjes.

 

auto_benisamin_kaso1507822759

19-vjeçari plagosi me thikë gjyshin nga nëna, Shaban Agai 80 vjeç dhe gjyshen Hajrie Agai 70 vjeç, të cilët u dërguan me urgjencë në spital.

I riu i ka goditur të moshuarit me mjetin prerës në rrugën kryesore të lagjes ku banonin, në zonën e njohur si “Fresku”. Por në deklarimet e para, 19-vjeçari i ka habitur hetuesit të cilët e kanë marrë në pyetje.

Sipas burimeve, Beniamin Kaso është shprehur se gjyshin dhe gjyshen i qëlloi me thikë pasi ishte i mërzitur dhe se ata talleshin me të.

Ky motiv nuk është aspak bindës për hetuesit, të cilët dyshojnë se i riu mund të ketë qenë nën efektin e narkotikëve ose e ka kryer veprimin në gjendje depresioni, ndaj po zhvillohen verifikime të tjera. /SYRI.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme