Hamasi dhe Fatah nënshkruajnë marrëveshje pajtimi në Kajro

17:28 | 12 Tetor 2017
Arbresh.info

Hamasi dhe Fatahu kanë nënshkruar një marrëveshje pajtimi në Kajro, duke i dhënë fund konfliktit dhjetëvjeçar mes dy fraksioneve palestineze.

Marrëveshja besohet të mbulojë marrëveshjet e sigurisë, administratës dhe kalimit kufitar në Rripin e Gazës, transmeton portali arbresh.info

Egjipti ka qenë ndërmjetësues i bisedimeve të pajtimit në Kajro.

Palestinezët në Gaza dhe Bregun Perëndimor  janë vendosur ndaras që nga fillimi i përleshjeve vdekjeprurëse mes dy grupeve që shpërthyen në vitin 2007.

Hamasi fitoi zgjedhjet parlamentare në territoret e pushtuara një vit më parë dhe përforcoi pushtetin e saj në Gaza, pas largimit të Fatahut nga enklava./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme