Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi jashtë parlamentit se opozita do të publikonte në parlament fakte për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me krimin e organizuar, ndaj sipas tij Gramoz Ruçi përjashtoi Flamur Nokën dhe ndërpreu seancën.
Kujtojmë që edhe vetë Basha u përjashtua nga Ruçi javën e kaluar, shkruan Lapsi.
“Të gjitha këto banda kanë sot kontrollin e Shqipërisë sepse kanë aleancën e Ramës. Opozita është e gatshme ta faktojë para qytetarëve lidhjen e tij personale të Edi Ramës me krimin. Kjo nuk është metaforë.
Opozita është gati ta ballafaqojë Ramën me lidhjet e tij personale me krimin dhe kriminelët, tu tregojë shqiptarëve lidhjet personale me krimin e organizuar shqiptar, Rama e di këtë se e kemi paralajmëruar. Vendi për ta treguar është aty, lus cdo media dhe gazetarë të thotë të vërtetën si është” – deklaroi Basha.
Vidhet një pushkë gjuetie me leje në Podujevë
E rëndë, ky është 21 vjeçari nga Vushtrria që vdiq tragjikis...
Përplasja e dy makinave i mori jetën të miturit në trotuar, ...
Hansi Flick vlerëson performancën e lojtarëve të tij pas fit...
DW: Serbia po armatoset – Sa ka rrezik për luftë në Ba...
Donald Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, prokurorët nisi...