Lirohet një familje pas pesë viteve pengmarrjeje nga talibanët

16:20 | 12 Tetor 2017
Arbresh.info

Një grua amerikane me bashkëshortin kanadez dhe tre fëmijët e tyre janë liruar pas pesë viteve në mbajtje nga rrjeti terrorist i talibanëve.

Caitlan Coleman, 32 vjeçe është dorëzuar tek komanda amerikane me burrin e saj dhe tre fëmijët e vegjël në një shkëmbim sekret që u lehtësua nga zyrtarët pakistanezë, transmeton portali arbresh.info

454257cf00000578-4973772-image-a-3_1507812691993

Familja pesë anëtarëshe u rrëmbye pesë vjet më parë nga rrjeti Haqqani sa ishin duke udhëtuar përmes Afganistanit.

Që nga rrëmbimi ata mbaheshin në Pakistan.

Caitlan në kohën e rrëmbimit ishte shtatzënë, ndërsa gjatë kohës së pengmarrjes ajo kishte lindur edhe më shumë se tre fëmijë, disa prej të cilëve kanë vdekur./arbresh.info/

45432edb00000578-4973772-image-a-4_1507813457256

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme