Profesori dhe artisti i njohur, Alban Nimani, ka thënë se është sulmuar sot fizikisht në zyrën e prodekanit të Fakultetit të Arteve në Prishtinë, nga profesori Mehmet Behluli.
Lajmin për këtë sulm, Nimani e kishte bërë përmes një reagimi që ka bërë në llogarinë e tij në Facebook.
Përmes këtij reagimi, profesori Nimani ka thënë se do të largohet nga UP-ja.
Në një prononcim për Express, Nimani ka insistuar se ai është sulmuar me grushte nga profesori Behluli.
“Nuk e di, nuk ka pasur ndonjë arsye. Vetëm se jam futur në zyrën e prodekanit, kemi pasur një takim. Ai ka qenë brenda me prodekanin dhe bërtiti pa asnjë arsye: – dil jashtë, mbylle derën, unë i thashë që nuk ka nevojë me ngrit zërin dhe pastaj sulmoi me grushte“, deklaroi Nimani.
Në anën tjetër, profesori i Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës, Mehmet Behluli, mohon se e ka sulmuar fizikisht këngëtarin dhe profesorin Alban Nimani.
Ai për Express thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe se profesori Nimani po gënjen.
“Po rren Albani, nuk po di çka me thonë tjetër. Unë kam qenë në zyrë me prodekanin duke bërë një bisedë rreth mbarëvajtjes së mësimit, ai ka dashtë me hy brenda, prodekani i ka thënë të mos hyjë në zyrë, unë kam shkua me mbyll derën, ai këtë e ka marrë si sulm. Po bëhet rast i panevojshëm. Ai ka hyrë me zor në zyrë dhe kështu po mbrohet, nuk kam pas ndërmend as me akuzua, ai është frikësua dhe e ka bërë këtë të madhe”, deklaroi për Express profesori Behluli.
Ai thotë se nuk kanë pasur asnjëherë konflikt me njëri-tjetrin.
Për këtë sulm mes dy profesorëve është njoftuar edhe Policia e Kosovës.
“Policia është njoftuar për një incident mes dy personave. Ata janë intervistuar nga policia dhe janë liruar me procedurë të rregullt”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë rajonale të Prishtinës.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...