Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vizituar Lëvizjen Vetëvendosje

15:31 | 12 Tetor 2017
Arbresh.info

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vizituar sot Lëvizjen Vetëvendosje.

Lajmin e ka bërë të ditur lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri përmes një statusi në Facebook, shkruan arbresh.info.

Ymeri ka thënë se Meta ka uruar Vetëvendosjen për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 11 qërshorit.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Sot, në zyret tona, pritëm Presidentin e Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta. Në takim diskutuam për situatën politike në të cilën po kalon Republika e Kosovës dhe kombi shqiptar në përgjithësi. Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë duhet ta intensifikojnë bashkëpunimin dhe njëjtësimin e politikave, si në rrafshin brendakombëtar, po ashtu edhe në politikën e jashtme; në funksion të faktorizimit, zhvillimit e sovranizimit tonë të përbashkët. Presidenti Meta uroi Lëvizjen VETËVENDOSJE! për rezultatin e saj në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme