Artisti Alban Nimani është sulmuar sot fizikisht nga një profesor. Sulmi fizik ka ndodhur në zyrën e prodekanit të Fakultetit të Arteve në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Nimani, nëpërmes një statusi në Facebook duke thënë se është i zhgënjyer nga kjo sjellje e sidomos kur bëhet fjalë për institucionin ku ka ndodhur sulmi.
“Dua të ju informoj se sot, në zyrën e prodekanit të Fakultetit të Arteve, jam sulmuar fizikisht nga një profesor me marrëdhenie të rregullt pune që quhet prof. asoc. Mehmet Behluli. Falë zotit që jam megjithatë person gjakftohtë”, shkeuan Nimani.
Nimani përmes këtij njoftimi ka bërë të ditur se jep dorëheqje nga pozita profesor i këtij Fakulteti.
“Ky institucion ka rënë nën çdo nivel etik, prandaj kjo letër është doreheqja ime e parevokueshme nga Universiteti i Prishtines – Fakulteti i Arteve”.
“Mendoj se Universiteti publik i Prishtinës “Hasan Prishtina” është pjesë shumë e rendësishme e ekosistemit shtetëror të Kosovës dhe me dhimbje të madhe mendoj se këtë ekosistem e kemi ç’kërdhy, prandaj shpresoj se profesorët do t’i harrojnë interesat personale dhe të mendojnë dhe punojnë për fëmijët dhe të ardhmen e këtij vendi”. shkruan ai.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?