Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Natalya Apolostova në takim me përfaqesuesit e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes tha se Kosova është vonuar me disa reforma dhe u bëri kërkesë atyre që tu përshpejtojnë punët.
“Besoj shumë se do të jeni opozitë konstruktiv”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se janë të inkurajuar nga programi qeveritar e sidomos aty ku thuhet se prioritet do të jetë agjenda evropiane.
“Agjenda evropiane është një mjet që bjen 22 deri në 25 masa dhe do të koncentrohemi që t’i përshpejtojmë këto masa”, ka thënë ajo.
Apostolova ka thënë se vëmendje dëshiron t’i jap edhe dialogut duke thënë se duhet të bëhet shumë pasi është shumë i rëndësishëm.
“Për ne BE-në dialogu është çështje dhe urë e rëndësishme që do të krijoj marrëdhënie fqinjësore”, ka thënë Apostolova.
Apostolova sot ka zhvilluar një takime dhe me Grupin dhe Komisionet Parlamentare të PDK-së./arbresh.info/
Miratohet logoja e Kuvendit të Kosovës
Numri i refugjatëve në Gjermani arrin 3.5 milionë
Vdes një i burgosur në Spitalin e Gjilanit, SHKK jep detaje
Gërvalla udhëton në Kanada, merr pjesë në takimin e ministre...
Përmbytjet në Itali, evakuohen 1500 persona
Balluku në takimin e ministrave të Transportit në Budapest: ...