77 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë të paktën një veturë në familjet e tyre. Sipas Barometrit të Ballkanit, 15 për qind e kosovarëve kanë më shumë se dy vetura, dhe 7 për qind kanë nga dy vetura, shkruan arbresh.info.
Për dallim nga Kosova, në Shqipëri 55 për qind e qytetarëve kanë më shumë se dy vetura, dhe 42 për qind kanë vetëm një veturë në familjet e tyre.
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), për të tretin vit me radhë, ka publikuar Barometrin e Ballkanit, një hulumtim vjetor i opinionit të publikut dhe bizneseve në shtetet e Ballkanit: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni dhe Serbi. Në këtë edicion janë përfshirë 8000 qytetarë dhe 1600 kompani.
Barometri i Ballkanit 2017 ofron të dhënat e mbledhura dhe të analizuara në një sërë fushash tematike dhe paraqet përcepcionin aktual për aspiratat dhe pritjet e popullsisë dhe komunitetit biznesor të Evropës Jug-Lindore për jetën, tregun e punës, trendet socio-ekonomike dhe politike si dhe integrimin evropian.
Ndër indikatorët e matur, Barometri i Ballkanit 2017 sjellë edhe vlerësimin e besueshmërisë në institucionet publike dhe përcepcionin përkitazi me pavarësinë e tyre./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...