90 për qind e qytetarëve të Kosovës e duan integrimin në Bashkimin Evropian duke menduar se ky anëtarësim është një gjë e mirë. 37 për qind e qytetarëve të Kosovës presin që hyrja e Kosovës në BE të ndodhë pas vitit 2020, dhe vetëm gjashtë për qind besojnë se Kosova kurrë nuk do të jetë anëtare e BE-së.
Sipas Barometrit Ballkanik, krejt ndryshe qëndron situata me Serbinë. Vetëm 26 për qind e qytetarëve mendojnë se anëtarësimi në BE është një gjë e mirë për vendin e tyre.
Po ashtu, 38 për qind e tyre besojnë se Serbia nuk do të anëtarësohet kurrë në Bashkimin Evropian.
Vendet tjera qëndrojnë ndërmjet këtyre dy ekstremeve për të dyja çështjet.
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), për të tretin vit me radhë, ka publikuar Barometrin e Ballkanit, një hulumtim vjetor i opinionit të publikut dhe bizneseve në shtetet e Ballkanit: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni dhe Serbi. Në këtë edicion janë përfshirë 8000 qytetarë dhe 1600 kompani.
Barometri i Ballkanit 2017 ofron të dhënat e mbledhura dhe të analizuara në një sërë fushash tematike dhe paraqet përcepcionin aktual për aspiratat dhe pritjet e popullsisë dhe komunitetit biznesor të Evropës Jug-Lindore për jetën, tregun e punës, trendet socio-ekonomike dhe politike si dhe integrimin evropian.
Ndër indikatorët e matur, Barometri i Ballkanit 2017 sjellë edhe vlerësimin e besueshmërisë në institucionet publike dhe përcepcionin përkitazi me pavarësinë e tyre./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...