Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar pas asaj çfarë ndodhi sot në seancë plenare, ku akuzoi kryeministrin dhe kryeparlamentin se nuk lejuan fjalën e lirë në parlament.
Ai tha se në atë foltore do të zbardhen lidhjet e implikimit të Edi Ramës me krimin.
“Opozita është gati ta ballafaqojë për herë të dytë radhazi me fakte për Edi Ramën me krimin e organizuar shqiptar. Edi Rama e di këtë sepse ne e kemi paralajmëruar. Vendi për ta treguar është aty. Gramoz Ruçi shkeli rregulloren duke kërkuar përjashtimin e Flamur Nokës sepse ky i fundit kërkoi zbatimin e rregullores nenin 49 për çështje të procedurës. Z.Noka u çua për të kërkuar zbatimin e rregullores sepse gjatë kohës së fliste z.Berisha ai përdori fjalor të rëndë. Dhe më rëndë nga ajo që raportoni ju, fjalor të një rrugaçi”, tha Basha duke hyre ne sallen e seancave plenare, aty ku vijojnë te qendrojnë deri ne oren 17:00 deputetet e opozites. /Gazeta Express
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...