Debatet në Kuvend detyruan kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi të shtyjnë seancën për në orën 17:00.
Debatet nisën me ndërprerjen e fjalës së Berishës nga Ruçi gjë që acaroi demokratët dhe kulmoi me përjashtimin e Flamur Nokës nga Kuvendi.
Por opozita nuk e ka ndërmend t’a lërë me kaq!
Burimet nga brenda Kuvendit bëjnë me dije se PD ka marrë iniciativën për të përjashtuar kryeministrin Edi Rama nga Kuvendi për 10 ditë.
Kësaj nisme i është bashkuar LSI dhe PR, duke firmosur kërkesën për përjashtimine kryeministrit nga punimet e Kuvendit.
Kjo kërkesë fillimisht u bë në Kuvend nga Flamur Noka i cili reagoi pasi Rama e quajti Berishën “të rrjedhur”, por nuk u pranua nga kryetari Gramoz Ruçi.
Kërkesa e plotë e opozitës
Lënda: Kërkesë për përjashtimin nga seancat parlamentare
Drejtuar: Zotit Gramoz Ruçi
Kryetarit të Kuvendit
Z, Ruçi
Gjatë zhvillimit të punimeve të seancës së sotme, sikurse keni qenë dëshmitar, kryeministri Edi Rama në mënyrë të përsëritur ofendoi deputetin Sali Berisha me fjalor vulgarë e të papranueshëm.
Sjellje të tilla kryeministri ka demonstruar në mënyrë të vazhdueshme në seancat e Kuvednit, por për fat të keq nuk janë marrë masa.
Përsa më sipër bazuar në Rregulloren e funksionimit të Kuvendit të Shqipërisë, në emër të Grupeve Parlamentare të Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Republikane kërkojmë përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga seanca./albeu.com/
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...