Në pyetjen e parashtruar se sa shumë u besoni institucioneve të listuara (Gjykatave dhe sistemit të drejtësisë; Parlamentit; Qeverisë; Ombudspersonit; Auditorit), për qëllimin e hulumtimit, 59% të respodentëve nga Kosova janë shprehur se kanë besim në Institucionin e Avokatit të Popullit, që e rangon më së larti në krahasim me institucionet e listuara nga në vendet në regjion, për të cilat, besueshmëri shprehin më pak se gjysma e populates, shkruan arbresh.info.
Po ashtu, respodentët nga Kosova kanë shprehur dukshëm më shumë besim në pavarësinë politike të Institucionit të Avokatit të Popullit, që aktualisht drejtohet nga Hilmi Jashari.
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), për të tretin vit me radhë, ka publikuar Barometrin e Ballkanit, një hulumtim vjetor i opinionit të publikut dhe bizneseve në shtetet e Ballkanit: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni dhe Serbi. Në këtë edicion janë përfshirë 8000 qytetarë dhe 1600 kompani.
Barometri i Ballkanit 2017 ofron të dhënat e mbledhura dhe të analizuara në një sërë fushash tematike dhe paraqet përcepcionin aktual për aspiratat dhe pritjet e popullsisë dhe komunitetit biznesor të Evropës Jug-Lindore për jetën, tregun e punës, trendet socio-ekonomike dhe politike si dhe integrimin evropian.
Ndër indikatorët e matur, Barometri i Ballkanit 2017 sjellë edhe vlerësimin e besueshmërisë në institucionet publike dhe përcepcionin përkitazi me pavarësinë e tyre./arbresh.info/
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...