Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thënë se institucioni që ajo përfaqëson nuk dëshiron polemika në lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Apostolova tha gjatë një takimi që pati me Grupin dhe Komisionet Parlamentare të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, se në vend të polemikave, BE ofron ndihmë për Kosovën në mënyrë që të ecet më shpejt në proceset integruese, shkruan arbresh.info.
“Mendoj se kemi pasur këtë diskutim në shumë raste, nuk dua të kem polemika në këtë takim se çka duhet të bëhet, janë dy kushtet dhe kjo është e vërteta, për tu larguar nga polemikat do të propopzoja diçka më praktike se si mund t’ju ndihmojë në ecjen përpara për përmbushjen e këtyre dy kushteve”, ka thënë Apostolova.
Ajo shtoi se qëllimi i BE-së është që të ndihmoj Kosovën në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe jo vetëm kaq, por edhe të shohin konfisikime dhe verdikte finale nëpër gjykata.
“Ne do t’ju ndihmojmë që të keni progres më të shpejt në të dhënat që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me në por edhe me ju sepse dëshirojmë të shohim konfiskime, ndryshime në kornizën ligjore, se njerëzit nuk do të shkojnë vetëm në gjykata por se do të kthehen me dënime apo verdikte finale nga këto gjykata”, është shprehur Apostolova./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1564470860284667/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...